Juve me ofertë zyrtare për Zhegrovën

26 gusht 2025 | 15:08

Skuadra e Juventusit po i bën presion Lillet për transferimin e Edon Zhegrovës, futbollist që po e sheh si zëvendësim adekuat për Nico Gonzalezin. Mediumet italiane raportojnë, se Juventusi e Lille janë vazhdimisht në kontakte, të cilat do të bëhen intensive të mërkurën dhe të enjten.

Në fakt, Juventusi do t’ia prezantojë Lillet ofertën zyrtare për Zhegrovën, duke ofruar 20 milionë euro, aq sa francezët po kërkojnë minimalisht për kartonin e yllit të Kosovës. Juventusi po shpreson që deri të premten ta mbyll marrëveshjen me Lillen dhe ta prezantojë Zhegrovën, me të cilin veçse ka marrëveshje personale.

Zhegrova është pajtuar me kontratë deri në vitin 2030 dhe pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh tek Juventusi, ndërsa po pret vetëm dritën jeshile nga Lille për të realizuar transferimin në Torino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli, ka thënë se duke e ndjekur logjikën dhe…