Cakolli: Përtej filmave procedura është e qartë, dy nënkryetarët nga komunitetet do të duhej të votohen në pako

26 gusht 2025 | 15:07

Eugen Cakolli, ka thënë se duke e ndjekur logjikën dhe praktikën e deritanishme të votimit te të tre nënkryetarëve, votimi për dy nënkryetarët e komuniteteve është dashtë të bëhet në pako.

Ai ka thënë edhe se, nuk mund të ketë dy kandidatë për pozitën e njëjtë të nënkryetarit nga radhët e komuniteteve – serb dhe të tjerëve.

‘‘E drejta e propozimit i takon vetëm shumicës së deputetëve të atij komuniteti’’, ka shkruar Cakolli në ‘‘Facebook’’.

Postimi i plotë:

Dy nënkryetarët nga radhët e komuniteteve është dashur të votohen në pako, duke ndjekur logjikën dhe praktikën e deritanishme të votimit të tre nënkryetarëve tjerë.

Po ashtu, nuk mund të ketë dy kandidatë për pozitën e njëjtë të nënkryetarit [nga radhët e komuniteteve – serb dhe të tjerëve]. E drejta e propozimit i takon vetëm shumicës së deputetëve të atij komuniteti.

Megjithatë, edhe nëse pretendohet ndonjë shkelje në këtë proces, kusht për adresimin e saj në Gjykatën Kushtetuese është inicimi nga të paktën 10 deputetë. E sipas përbërjes politike të Kuvendit, në mesin e komunitetit në fjalë, kaq numra mungojnë.

Përtej filmave, procedura është e qartë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme vendimin e Panelit…