
Juve, pas Pogbas e dëshiron edhe Jorginhon
Nuk do të jetë vetëm Paul Pogba transferimi i vetëm i Juventusit për mesfushën e saj.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi ka nisur kontaktet me kampionin e Evropës me Chelesan dhe të Botës, Jorginho.
“Zonja e Vjetër” dëshiron të bëjë një revolucion në mesfushë duke parë se ky ishte viti i dytë pa titullin kampion në shtëpi dhe nuk mjaftohen vetëm me një kualifikim në Ligën e Kampionëve.
30-vjeçari gjithmonë ka qenë në “radarët” e bardhezinjve dhe shikohet si ideal në skemat e Masimiliano Allegrit.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Chelseat në Premier Ligë, Jorginho është aktivizuar në total në 28 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asistime për shokët e skuadrës.
Mesfushori 30-vjeçar ka pasur një moment të shkëlqyer në karrierë, ku ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube me Chelsean dhe të shpallej kampion i Evropës me Italinë.