Tahiri: Po zvarritet ligji i pagave, paga minimale dhe mundësia e tërheqjes së Trustit

19 maj 2022 | 11:21

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur tri çështje të cilat sipas tij kërkojnë reagim të shpejtë të qeverisë.

Sipas tij e para është Ligji i pagave, për të cilin ka thënë se qeveria Kurti është duke heshtur në mënyrë klasike.

“Ligji i pagave tash e tri herë që është në agjendë legjislative nuk vjen në Kuvend. Nesër ka paralajmërim për grevë, 81 mijë zyrtarë publikë kërkojnë nga qeveria që të ketë veprim. Është heshtje klasike. Nuk ka asnjë reagim, asnjë shpjegim dhe asnjë dritë në fund të tunelit”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka përmendur edhe çështjen e pagës minimale, për të cilën ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar që ta rrisë, por vetëm ta zvarrisë procesin.

“Veprimi i fundit ka treguar se qeveria nuk do ta rrisë pagën minimale, por ta zvarrisë këtë proces”, është shprehur Tahiri.

Në këtë seancë, Tahiri ka folur edhe për Trustin, ku ka thënë se ligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti duhet të miratohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, e fundit, është Trusti, i cili është bllokuar. Ky ligj duhet sa më shpejtë të miratohet”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Ju luftëtarë çfarë bëtë, pse luftuat. Liria…