Juve përmbysi Atalantan

23 nëntor 2019 | 17:17

Juventusi ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi ka mundur 3-1 Atalantan e Berat Gjimshitit në transfertë.

Ka qenë një fitore e vuajtur për skuadrën e Sarrit, që ka qenë në disavantazh 1-0 deri në minutën e 74-t pas golit të realizuar nga Gosens në minutën e 56-të.

Heroi i bardhezinjve ka qenë Gonzalo Higuain, i cili ka bërë të mos ndihet aspak mungesa e Ronaldos me dy golat e shënuar në minutat 74 dhe 82.

Në minutën e 92-të ka ardhur edhe goli i sigurisë për miqtë, që kanë fiksuar shifrat në 3-1 me Dybala. Juventus kryeson renditjen me 35 pikë, katër më shumë se Interi i vendit të dytë, që do të luajë në mbrëmje kundër Torinos.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka arritur fitore ndaj Trepçës ’89 (1-0). Golin…