Juve planifikon transferimin e Benzemas

27 shkurt 2020 | 10:50

Juventusi po projekton transferimin e Karim Benzema, për t’ja bashkëngjitur Ronaldos.

Sulmuesi francez ka vetëm pak kohë që ka rinovuar kontratën e tij me Los Blancos por në vitin 2020, Benzema ka shënuar vetëm 2 gola dhe nuk po kalon një moment shumë të mirë që Reali të vazhdojë të besojë tek ai për një kohë të gjatë.

Një shitje e mundshme e Benzema në verën e ardhshme edhe mund të ndodhë me Los Blancos që do të vihen në kërkim të një qendërsulmuesi më të ri në moshë, ndërkohë nga e gjitha kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi që është gati të ribashkojë Benzema me CR7-ën që me eksperiencën e tyre të tentojë të fitojë Champions Leaguen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër…