OVLUÇK-ja reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Kur vriten luftëtarët në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria

27 shkurt 10:48

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Përmes një komunikate, OVLUÇK-ja ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbulojnë sa më shpejt krimin e bërë dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.

“Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij”, thuhet në komunikatën e OVLUÇK-së.

I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kyetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim…