Juve ‘shkeli’ edhe Frosinonen

15 shkurt 2019 | 22:30

Juventus shkëlqen në nxehjen në prag të Atletico Madridit e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

“Bardhezinjtë” e kanë mposhtur 3-0 Frosinonen e vendit të parafundit duke vijuar ecurinë pa asnjë humbje. Ishte Paulo Dybala, i rikthyer në formacion, ai që kaloi të tijtë në avantazh që në fillim të takimit. Sulmuesi argjentinas, të tre golat e tij në Serie A i ka shënuar brenda 11 minutave të para.

Bonucci dyfishoi pak më pas teksa Cristiano Ronaldo, i cili kishte përgatitur golin e Dybalas, ka shënuar golin e tretë pas pak më tepër se një ore lojë.  Kjo është ndeshja e tretë radhazi që sulmuesi portugez arrin të shënojë dhe asistojë, diçka që nuk e kishte bërë në 21 ndeshjet e mëparshme.

Me këtë rezultat Juve vazhdon të marshojë e vetme në krye të renditjes duke krijuar një avantazh prej 14 pikëve ndaj Napolit që ka një ndeshje më pak.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në…