Juve suspendon tre futbollistë

02 prill 2021 | 20:07

Juventusi i ka suspenduar Weston McKennien, Paulo Dybalan dhe Arthurin para duelit derbi me Torinon. Të enjten u raportua se lojtarët kanë marrë pjesë në një aheng, duke thyer rregullat e vendosura për parandalimin e koronavirusit.

U raportua se ahengu u mbajt në shtëpinë e mesfushorit McKennie, i cili kishte ftuar rreth 20 persona, përfshirë këtu edhe yjet e “bardhezinjve”, Dybalan dhe Arthurin.

Të tre futbollistët janë gjobitur për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria italiane.

Andrea Pirlo, trajner i skuadrës, ka njoftuar se ata nuk janë ftuar në skuadër për takimin e së shtunës kundër Torinos.

“Do të flas për këtë gjë menjëherë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen. Të tre futbollistët e përfshirë nuk do të ftohen, më pas ata do të nisin punën. Nuk dua të flas më për këtë, kemi folur mjaft. Për pjesën teknike kam vendosur unë, klubi e kreu pjesën tjetër. Këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë, por nuk është koha të ndodh duke parë çfarë po ndodh në botë. Ne jemi shembull”, tha trajneri Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Dybala, McKennie dhe Arthur mund të dënohen edhe për duelet kundër Napolit dhe Genoas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e…