Qeveria procedon në kuvend Ligjin për zgjedhjet

02 prill 2021 | 19:44

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e së premtes, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtin tani ia procedon kuvendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e ka mbështetur këtë nismë, “sipas kërkesës nga përfundimi i kuvendit, janë përgatitur edhe opinioni për vlerësimin buxhetor dhe opinioni për përputhshmëri me aki-komuniter të Bashkimit Evropian (acquis communautaire – baza ligjore e BE-së), të cilat do t’i procedohen Kuvendit të Kosovës.

“Ky projektligj për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është i ri. Ai është një gjë që ishte iniciuar edhe në legjislaturën e gjashtë, kishte vazhduar edhe në legjislaturën e shtatë, ku është përkrahur miratimi i tij. Tani, ne po e miratojmë në qeveri, për ta proceduar më tej për miratim në kuvend”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në…