Juventuesi dhe PSG-ja sfidojnë Barcelonën për De Ligt

14 qershor 2019 | 12:23

Ishte i destinuar të vijonte karrierën në “Camp Nou”, por negociatat u ndalën papritur duke i dhënë të ardhmes së De Ligt një tjetër rrjedhë. Sipas medieve spanjolle, mes Barcelonës dhe De Ligt janë futur fuqishëm Juventus dhe PSG, për më tepër oferta e tyre është dy herë me e lartë se ajo që klubi “blaugrana” i ofron kapitenit të Ajax.

Barça i ka paraqitur qendërmbrojtësit një page sezonale prej 6 milion euro, Juve ofron 10, ndërsa PSG-ja 12. Këto janë shifra që Barcelona nuk i percepton për një lojtarë 19-vjeçar, qoftë ky De Ligt.

Në Spanjë janë të sigurt, Barcelona as që ka ndërmend të bëjë një lëvizje ka të shtrenjtë, dhe ia kanë lënë në dorë lojtarit të vendos. Juve shpreson që De Ligt të joshet nga ideja për të luajtur në një skuadër me Ronaldon, por ky operacion nuk është aspak i lehtë pasi kosto në total duke përfshirë kartonin dhe pagën e lojtarit shkon në 100 milion euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymari, ka qenë në stacionin policor…