Juventusi ia gatshëm të përfshijë Ramseyn ose Rabiotin në ofertë për Pogban

15 shkurt 15:35

Juventusi është i vendosur që të rikthejë në Allianz Stadium Paul Pogban.

Zonja e Vjetër ka disa afate që po tenton të ritransferojë mesfushorin francez nga Manchester Unitedi.

Kampioni i Serie A-s ishte shumë afër transferimit të fituesit të Kupës së Botës në verën e vitit të kaluar, por në fund lëvizja nuk u materializua.

Torinezët po tentojnë që të ulin çmimin e Pogbas në 50 milionë euro dhe të ofrojnë në marrëveshje edhe Aaron Ramseyn ose Adrien Rabiotin.

Dy mesfushorët nuk kanë impresionuar te skuadra italiane dhe janë të gatshëm që t’i largojnë në afatin e verës.

Unitedi thuhet se ka zgjuar interesim për mesfushorin uellsian dhe mund të pranojë lehtësisht ofertën e Juventusit.

Dëshira e Pogbas është që të rikthehet në Torino, gjersa për të në garë është edhe Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 shkurt në Kino ABC në Prishtinë, në orën…