
Juventusi merr fitore të mundimshme ndaj Fiorentinës
Një autogol i minutave shtesë nga Venutti ia ka siguruar fitoren Juventusit ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në stadiumin “Artemio Franci” të mërkurën.
Vendasit u treguan një skuadër shumë e papërshtatshme dhe e rrezikshme për “Zonjën e Vjetër” dhe kishin më shumë raste të mira për të gjetur golin.
Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri befasoi duke startuar me sulmuesin Dusan Vlahovic i cili u transferua pikërisht nga Fiorentina në afatin kalimtar të janarit, por as ai nuk u tregua produktiv në këtë sfidë.
Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllje me barazim, një pakujdesi e mbrojtjes vendase soli autogolin e Venutit që mund të jetë një përparësi e madhe për bardhezinjtë në ndeshjen kthyese më 20 prill.