Juventusi mposhtë Atalantën, fiton Kupën e Italisë

19 maj 2021 | 23:20

Juventusi nuk e ka humbur mundësinë dhe e ka fituar Kupën e Italisë duke e mposhtur Atalantën me rezultat 1-2 në finale. Kulusevski dhe Chiesa shënuan për Juventusin derisa të vetmin gol për Atalantan e shënoi Ruslan Malinovsky

Juventusi nuk është ndarë pa trofe këtë sezon. Ata e kanë mposhtur në finale të Kupës së Italisë skuadrën simpatike të Atalantës duke fituar trofeun e vetëm për këtë vit, pasi që është jashtë garës për titull në Serie A dhe as në Ligën e Kampionëve.

Bardhezinjtë e filluan shumë më mirë këtë ndeshje pasi që sulmuan vazhdimisht portën e Atalantas. Megjithatë goli i epërsisë për Juventinët do të vinte në minutën e 31-të të ndeshjes pas një bashkëpunimi të mirë në mes të McKennie dhe Kulusevski ku ky i fundit shënoi një gol të bukur me të majtën e tij potente.

Por, Atalanta kthehet shpejt në lojë. Ata do ta barazonin rezultatin në minutën e 41-të dhe barazimi do të vinte pas një goli të bukur të Ruslan Malinovsky nga jashtë zona e rreptësisë. Me rezultat të barabartë do të përfundonte edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë përsëri ishin Juventusi më kërkues, por edhe Atalanta kërkonte po ashtu golin e epërsisë me kundërsulme. Në minutën e 73-të Juventusi do të shënonte gol përsëri. Ky gol më shumë ishte një veprim individual i Frederico Chiesas i cili pasi fiton një top në mbrojtje kthehet dhe merr një top të mirë nga Kulusevski. I gjendur ballë për ballë me portierin ai shënon për golin që doli të jetë goli i trofeut për kampionin e nëntë fish me radhë të Italisë, deri në këtë sezon.

Për Atalantan u vështirësuan edhe më shumë gjërat pasi që në minutën e 89-të me karton të kuq u ndëshkua Toloi për të vështirësuar gjërat për Atalantan.

Kujtojmë se Juventus mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ri, në rast se AC Milan se fiton kundër Atalantës derisa Juventusi luan në xhiron e fundit të Serie A kundër Bolognas më 23 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar kudnër lajmit se…