Ka 400 punëtorë në Gjermani, ky është rrëfimi i ndërmarrësit të suksesshëm shqiptar, Isak Neziri

23 prill 2024 | 15:44

Isak Neziri një ndër ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani ka treguar rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Ai ka treguar për punën e tij të cilën e ka bërë qysh në moshë të re më saktësisht në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Neziri thekson se ka shitur rroba në tregun e Skenderajt dhe në disa tregje të tjerë afër pas largimit nga puna të prindit të tij.

“Periudha kur unë kam dal dhe kam shitur rroba në vitin e dytë të shkollës ka qenë një sfidë në vete pasi që në atë kohë prindërit tanë ishin larguar nga puna dhe ishte e vetmja zgjidhje për të mbijetuar, aty jam në tregun e Skenderajt, ndërsa gjatë javës katër herë kemi qenë në tregje të ndryshme të Kosovës, më saktësisht në tregjet që i kemi pasur më afër sepse unë jetoj në Drenas dhe kam dal për të bërë një tregëti të vogël ta quajmë në tregun e Drenasit, Skenderajt, Komoranit dhe Malishevës”, tha Neziri.

Më vonë pas vështirësive gjatë jetës dhe dhunës së vazhdueshme ai vendosi të largohej nga Kosovë për një mundësi më të mirë.

Në fund të vitit 1997 afarisiti tregon se ka marrë rrugën jo të lehtë drejtë Gjermanisë.

“Në vitin 1997 ne e kemi lëshu Kosovën si shumica e kosovarëve përshkak të dhunës, kemi pasë fatin të vendosemi në Munichen, përkundër të gjitha sfidave që i kemi pasë me leje qëndrim dhe me leje për punë fal Zotit ja kemi arritur gjermanët që të na ndihmojnë në këtë rast, puna ime e parë ka qenë më mirëmabjtë hapsirën brenda dhe jashtë, kam qenë pastrues i objekteve kam punuar nga 2 orë për 160 marka në muaj vetëm si punë sociale vetëm që mos të rri dhe këtë punë e kam bërë për 8 muaj për socialin”, tha ai në Libero në ATV.

Afaristi kosovar shton se pas një periudhe të vështirë tani ai ka arritur një sukes të madh dhe se tani ai ka 400 punëtorë në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…