Ka bërë 12 ndërhyrje në fytyrë? Ylli televiziv ‘hap zemrën’ pas akuzave

25 maj 2022 | 11:48

Khloe Kardashian është shprehur së fundmi se ndihet mjaft e ofenduar që njerëzit shprehen se ajo ka kryer 12 ndërhyrje në fytyrën e saj.

Ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashians”, 37 vjeç, ka thënë se ajo u tregua mjaft e sinqertë kur tha se ka bërë një ndërhyrje më herët në hundë. Më tej, ajo shton se nuk ka bërë asnjë operacion tjetër.

Kjo është arsyeja pse fillimisht ajo u mërzit pasi njerëzit pretenduan se ajo kishte bërë ndërhyrje të shumta fytyre.

“Më shqetësonte kur njerëzit thonin se kam bërë 12 ndërhyrje në fytyrë. Dukej sikur thoshin, ‘Kjo është e çmendur’, i tha Kardashian prezantueses Amanda Hirsch në podcastin e saj “Not Skinny But Not Fat” të martën.

“Nuk më shqetësoi. Më ofendoi,” tha themeluesja e Good American. “Unë thjesht nuk mund të kuptoj se pse njerëzit mendonin kështu.”

Kardashian tha se “kam bërë një operacion të hundës që unë e kam dashur që në fillim”.

“Dëshiroj që të gjithë ta dinë… Nuk më intereson të gënjej për këtë”, shtoi ajo.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” gjithashtu vuri në dukje se ajo merr më shumë kritika në internet sesa motrat e saj.

Megjithëse, nga ana tjetër Khloé tha se i pranon kritikat që merr, por ende nuk e di arsyen se pse ajo urrehet më shumë se Kim apo Kourtney.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ftoi kryeministrin e Malit…