“Ka ditë që nuk flasim”, Sarah zbulon detaje nga lidhja me PM dhe luhatjet mes tyre!

13 mars 2022 | 14:56

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother, lidhja e të cilëve po ecën për mrekulli edhe pas daljes nga shtëpia.

Por si çdo çift tjetër edhe Sarah dhe PM kanë zënkat dhe luhatjet e tyre.

Për këtë ka folur së fundmi blogerja e ftuar në “Prive”.

“Të jem realistë jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoj që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, u shpreh ajo.

Më tej, blogerja deklaroi se ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë larg kjo”, tha Sarah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka bërë me…