Ka filluar rregullimi i parkut në fshatin Marali

17 nëntor 13:37

Në fshatin Marali të Malishevës, ka filluar rregullimi i hapësirës në qendër të këtij fshati, përkatësisht rregullimi i parkut në fshat, në hapësirën ku është i vendosur edhe një lapidar.

Në fillimin e punimeve për rregullimit e parkut, ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë takuar edhe me përfaqësuesit e fshatit dhe banorët.

“Ndërtimi i parkut në fshatin Marali, është pjesë e investimeve komunale në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për këtë vit, dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe kërkesë e banorëve, që të kenë këtë hapësirë të rregulluar”, tha nënkryetari Berisha, i cili edhe i ka uruar banorët.

Po ashtu edhe banorët e Maralisë, janë shprehur të kënaqur me realizimin e kërkesës së tyre, pasi përveç rregullimit të hapësirës, parku luan rol të madh edhe në ruajtjen e hapësirës publike.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, rregullimi i parkut do të kushtoj rreth 25 mijë euro dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot ndeshje të zhvilluara në NBA e mes rezultateve të…