Houstoni mposhti Minnesotan

17 nëntor 2019 | 13:35

Plot ndeshje të zhvilluara në NBA e mes rezultateve të ekzagjeruara dhe betejave në nivelit më të lartë, spikatin sërish emrat e mëdhenj, si James Harden e Luka Donqiq.

Vazhdon të shënojë me ritëm të çmendur James Harden, që në fitoren 105-125 të Houston Rockets në parketin e Minesota Timberwolves realizoi plot 49 pikë, dha 6 asistime dhe kontrolloi 5 topa poshtë koshit. “Mjekroshi” i NBA është thjesht i një planeti tjetër, pasi kur është në formë, askush nuk mund t’i bëjë ballë. 27 pikë dhe 15 “rebound” ishin statistikat e Towns për vendasit, por që nuk mund të kthenin rrjedhën e lojës.

Kampionët e fuqi të NBA, Toronto Raptors, u dorëzuan në fushën e Dallas Mavericks me rezultatin 110-102. I zakonshmi Luka Donqiq rrëmbeu skenën në “American Airlines Center” të Dallasit me 26 pikë, 15 “rebound” e 7 asistime, duke qenë frymëzuesi i këtij suksesi të Mavericks, i 7-ti në këtë fillim sezoni. Gjithçka e lehtë për Milwaukee Bucks, që u kthyen me fitore nga Indiana, pas suksesit 83-102 ndaj Pacers. Provë “normale” për Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 26 pikë dhe 13 “rebound”. /SS/

Rezultatet

Chicago B. – Brooklyn N.         111-117
Indiana P. – Milwaukee B.       83-102
New York K. – Charlotte H.     102-103
Miami H. – New Orleans P.     109-94
Minnesota T. – Houston R.      105-125
Dallas M. – Toronto R.               110-102
San Antonio S. – Portland Trail B. 116-121
LA Clippers-Atlanta H.               150-101

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin…