Ka infermierë që marrin 13 euro në ditë dhe punojnë pa u siguruar

08 prill 2020 | 09:47

Doktori italian Carlo Palermo , sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së Personelit Mjekësor në Itali, në një intervistë ekskluzive për RTV Ora dhe emisionin “Tempora” ngriti shqetësimet e personelit mjekësor në Itali.

Doktori italian ka denoncuar faktin se ka mjaft mjekë e infermierë që janë marrë në punë në këtë situatë emergjence me kontrata afatshkurtra e të paguar keq.

Doktori italian Carlo Palermo: “Operatorët sanitarë janë të vetmit që pas një kontakti me një person pozitiv me koronavirusin nuk lejohen të shkojnë në regjim karantine, nuk ua lejon as normativa e gjendjes së emergjencës së COVID 19 pasi struktura spitalore në Itali kanë një mungesë shqetësuese të organikës së personelit mjekësor.

Nëse të gjithë mjekët e infermierët në kontakt me pacientët pozitiv do t’i nënshtroheshin testimit të tamponeve duhet të mbylleshin reparte të tëra në spitale. E mendoni, mjekë dhe infermierë që çdo ditë përballojnë vdekjen e tyre pas kontakteve me pacientët e tyre. Janë mjekë e infermierë që kanë frikë të kthehen në shtëpi se infektojnë fëmijët e tyre, janë mjekë e infermierë që kthehen dhe në priftërinj për pacientët që po shkojnë drejt vdekjes. Janë në një stres të fortë emotiv që ka çuar në vetëvrasjen dhe të 2 infermierëve e kemi sinjale të forta shqetësuese dhe për kolegë të tjerë në fronin e linjës së parë në spitale.”

Po pse kaq shumë viktima mjekë e infermierë në Itali? A nuk duhet të ishin ata më të mbrojturit që duhet të mbronin dhe pacientët?

Doktori italian Carlo Palermo: “Rreth 70% e mjekëve viktimë ishin mjekë familje, e që u  infektuan ndërsa ende nuk ishte e njohur si epidemi dhe mendonim se ishte një grip i thjeshtë. Janë mjekë familje që kanë vizituar pacientët në studiot e tyre apo në shtëpi. E pas tyre u shtuan dhe mjekët e spitaleve që infektohen nga pacientë në terapi intensive apo dhe nga ata me jo me simptoma. Italia, u shfaq e papërgatitur për të përballuar një epidemi të tillë. Përballë një rreziku të tillë biologjik me nivel 3, pati një nënvleftësim  të mjeteve mbrojtëse individuale e favorizuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Italia qe vendi i parë që përballoi këtë emergjencë e askush nuk e imagjinonte të ishte kaq agresiv. Simptomat ishin mjaft të ngjashme me një grip të thjeshtë e pa dyshim pati vonesa në masat mbrojtëse, pati mungesa në rezervat me instrumentet e mbrojtjes personale për mjekët, patëm mangësi në shtretër të terapisë intensive. E kjo e fundit pasojë e një krize financiare 10 vjeçare  në sistemin e shëndetësisë rrjedhë e krizës ekonomike që prej 2008.”

Por doktori italian ka denoncuar faktin se ka mjaft mjekë e infermierë që janë marrë në punë në këtë situatë emergjence me kontrata afat shkurtra e të paguar keq.

Doktori italian Carlo Palermo: Marrin 40 euro në ditë e madje ka dhe infermierë që marrin 13 euro në ditë, e punojnë pa u paguar sigurimet shoqërore, e pa mbrojtjen e sindikatave. Është një situatë e pa pranueshme për ne e si sindikatë e kemi denoncuar e po hetojmë duke mbledhur të dhënat mbi të gjithë këta mjekë e infermierë të nënpaguar qe supozojmë se janë rreth 2000-2500”.

Kreu i sindikatës së mjekëve dhe infermierë italianë informoj se familjet e mjaft prej viktimave e të infektuarve në këtë kategori kanë hedhur në gjyq e denoncuar autoritetet italiane si përgjegjës penal e civil të humbjes së të dashurve të tyre apo të infektimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me anë të pjesëve që përdorë në vetura, Tesla po…