Ka ndërruar jetë piktori preshevar Demir Behluli

04 maj 2018 | 09:49

Në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Demir Behluli nga Presheva pas një sëmundje të shkurtë.

Shkollen fillore e kreu në fshatin Magjere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Austrisë.

Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.

Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04 maj 2018 (e premte) me namazin e ikindisë në qytetin e Gjilanit ku edhe ka jetuar./presheva.com/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orë 10:00, në sallën "1 Tetori", në Prishtinë…