Hapet panairi i punës

04 maj 2018 | 08:52

Sot në orë 10:00, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë do të hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në këtë panair do marrin pjesë kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Panairi i Punës është një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora.

Në panair merr pjesë edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social, "Twitter" u ka bërë thirrje më shumë se…