Ka ndërruar jetë Vehbi Gjocaj, një nga djemtë më të mirë të Istogut

15 shkurt 2024 | 10:05

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish- studenti i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Vehbi Gjocaj nga fshati Tumoc i komunës së Istogut.

Gjoci ishte në nga djemtë më të mirë e më të sjellshëm që kishte Istogu.

Ai ka lënë pas vetës kujtime të paharrueshme, me të cilat do të jetojnë familja dhe shoqëria.

Gjatë kohës së studimeve, Vehbiu ishte shoqëruar edhe me stafin e redaksisë së gazetës “Epokës së re”.

“Epoka e re” i shpreh ngushëllime familjes Gjocaj, farefisit dhe shokëve të Vehbiut.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Tomoc në orën 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FFK është dënuar me 10 mijë euro për fishkëllimat gjatë…