“Ka potencial për konflikt dhe përshkallëzim”, trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë

26 qershor 2025 | 20:30

Bundestagu gjerman vendosi të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR.

Njoftimin e dha ministria Federale e Mbrojtjes në Gjermani, e cila theksoi se KFOR po siguron ushtarakisht paqe për vendin.

Ndërsa thekson se situata në Kosovë dhe rajon është e stabilizuar, ministria thotë se raportet me Kosovën karakterizohen nga ulje ngritje dhe se ka potencial për konflikt e përshkallëzim mes tyre.

“Ende ekziston potencial për konflikt dhe përshkallëzim. Në vitin 2023, për shembull, pati incidente të dhunshme në të cilat ushtarë dhe civilë të KFOR-it u plagosën, disa prej tyre rëndë. Në fund të nëntorit 2024, një sulm me eksploziv u krye në rrjetin qendror të furnizimit me ujë të Iber Lepenc. Kjo tregon se tensionet e vjetra mund të shpërthejnë përsëri në çdo kohë në Kosovë, veçanërisht në veriun e banuar me shumice serbe”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes shton më tej se për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR-i dhe kështu prania e ushtrisë gjermane në rajon është ende e nevojshme. Siç thuhet tavani i personelit deri në 400 ushtarë do të mbahet i pandryshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar se do…