Kabul, shtatë të vrarë nga një sulm vetëvrasës

22 prill 2018 | 10:38

Autoritetet afgane kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë pasi një sulmues vetëvrasës shpretheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majroh, ka thënë se edhe 35 persona janë plagosur në sulmin e sotëm.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh…