Kaçaniku i Vjetër shënon ditën e shkollës dhe ditëlindjen e Komandant Bardhit

13 tetor 2019 | 14:11

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër ka shënuar ditën e shkollës dhe ditëlindjen e komandant Bardhit.

Fillimisht për historikun e shkollës ka folur drejtori i shkollës “Qamil Ilaz”,  Bislim Krasniqi, i cili ka thënë se historinë kombëtare e karakterizuan vuajtjet e shumta si dhe përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe. “Në Kaçanik të Vjetër në vitin 1930 u hap shkolla, por vetëm në gjuhën serbe, kurse në vitin 1945 po në këtë shkollë u mësua edhe në gjuhën shqipe”, ka thënë Krasniqi, derisa ka uruar nxënësit dhe arsimtarët për ditën e shkollës si dhe për ditëlindjen e 71-të të komandant Bardhit.

Nxënësit dhe mësimdhënësit i ka uruar  edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, i cili mes tjerash ka thënë se komandant Bardhi ishte një vigan që nga fëmijëria ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e tij të mirës së atdheut.

Bajra ka porositur nxënësit që të mësojnë dhe të punojnë për vendin e tyre.

Edhe drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Zahir Doda, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e shkollës, ndërsa ka thënë se dita e shkollës ka veçantinë e vet, sepse është një ditë mobilizimi, promovimi e vlerësimi, por mbi të gjitha një ditë gëzimi për nxënësit.

Ai ka uruar që vitin e ardhshëm këtë ditë ta festojmë në kushte evropiane në objektin e ri shkollor, i cili është në ndërtim e sipër.

Në fund nga nxënësit e shkollës “Qamil Ilazi” është shfaqur një program kulturo artistik. Pas programit festiv janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë bustit të komandant Bardhit, në oborrin e shkollës si dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Videon që do të shikoni më poshtë tregon se futbollit…