Kadaj-Bujupi: Çdo gjykim i luftës së UÇK-së është padrejtësi ndaj popullit tonë

25 qershor 2020 | 14:10

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se çdo gjykim i i luftës së UÇK-së është padrejtësi ndaj popullit tonë.

Ky reagim i saj ka ardhur pas aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, raporton “Epoka e re”.

“Aspirata e shqiptarëve për liri e pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla. Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë ka…