Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrime në zonën e Bukovikut, këshillohen qytetarët për kujdes

16 prill 2026 | 11:10

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17-19 prill 2026 dhe 24-26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor.

FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve.

Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen
ushtrimet dhe mos të kenë panik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, e ka pranuar…