Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të drejtën humanitare në Itali

14 maj 2026 | 12:29

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka marrë pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar “International Humanitarian Law”, i mbajtur në Sanremo të Italisë.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe aftësive në fushën e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Qendra për Studime Universitare mbetet e përkushtuar në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka postuar në…