“Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master

20 shtator 2021 | 15:55

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike master, për vitin akademik 2021/2022, ku do të regjistrojë 185 studentë të rregullt, për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale dhe Juridik Penal.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12 për qind, përkatësisht deri në 23 studentë të rregullt nga komunitetet joshumicë.

Në studimet postdiplomike mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia, ku numri i tyre do të jetë 2 për qind studentë të rregullt, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë 1 për qind e kandidatëve, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Kandidatët të cilët kanë diploma jashtë Kosovës duhet ta bëjnë nostrifikimin e tyre në MAShT. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 20 shtator deri më 5 tetor. Provimi pranues do të mbahet më 8 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u anulua në vitin 2020, çmimi më i madh,…