Pesë favoritët për ‘Topin e Artë’ për vitin 2021

20 shtator 2021 | 15:49

Pasi u anulua në vitin 2020, çmimi më i madh, “Topi i Artë” është rikthyer dhe nuk do të shpërndahet deri në dhjetor, që do të thotë se lojtarët mund të kenë ende kohë për të bërë paraqitje sa më të mira.

“Goal” ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të mirë për vitin 2021 deri tani që janë favoritët për të fituar këtë çmim. Listës i prin Leo Messi, i pasuar nga Roberto Lewandowski dhe Jorginho që mbyllin treshen, kurse Kante dhe Lukaku mbyllin pesëshen e parë. Lionel Messi në vitin 2021 ka shënuar 36 gola, ka asistuar 14 asistime dhe e ka fituar Kupën e Amerikës dhe Kupën e Spanjës.

Sulmuesi i Bayernit, Robert Leëandoëski në këtë vit ka shënuar 48 gola, ka asistuar shtatë herë. Sulmuesi polak e fitoi Bundesligën, Kupën e Botës për Klube dhe DFL-Superkupën. Mesfushori i Chelseat dhe Italisë, Jorginho ka shënuar pesë gola, ka asistuar dy herë. Ai e fitoi Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s. Mesfushori tjetër i Chelseat, N’Golo Kante shënoi një gol, jepi një asistim. Francezi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

Sulmuesi i Chelseat në vitin 2021 shënoi 29 gola dhe regjistroi edhe tetë asistime. Ai me Interin e fitoi titullin në Serie A. Top 10 e mbyllin, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Karim Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim…