
Kadrijaj kritikon LV-në: Propozimi i Bashës ishte i qëllimshëm
24 gusht 2025
| 12:35
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Dimal Basha u propozua qëllimshëm për kryeparlamentar, pasi sipas saj, ka qenë agresiv ndaj partive tjera me deklaratat e tij.
“Duhet konsultim mes grupeve parlamentare. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake”, ka thënë ajo, pas dështimit të seancës konstituive.
“Besoj që qëllimshëm është propozuar Dimal Basha sepse ka qenë tepër agresiv ndaj partive tjera me deklarata dhe sigurisht kanë menduar që nuk do t’i marrë votat”, tha Kadrijaj.