Kadrijaj: Lajçak e sheh Kosovën si mundësi për të bërë karrierë, jo si shtet

16 tetor 2020 | 14:07

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk e sheh Kosovën të barabartë me shtetet tjera evropiane.

“Kosova dhe populli i saj me vit e kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona ndaj BE-së. Lajçak po e dëshmon që Kosovën e sheh si mundësi për të bërë karrierë personale,e jo si shtet të pavarur e të barabartë me shtetet tjera të Evropës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë dhe e paprekshme. Serbia duhet ta ndërrojë Kushtetutën e vet, dhe duhet të kërkoj falje për të gjitha krimet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Time Kadrijaj.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar…