Kadrijaj: S’pritet ndryshim, këtë mund ta bëjë vetëm LV-ja

25 maj 2025 | 10:46

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk presin ndonjë ndryshim në seancën e sotme.

Ajo ka thënë se ndryshimi mundet me ardhë vetëm nga LV-ja.

“Ndryshimi mundet me ardhë vetëm nga LV-ja nëse do ta ndryshonte kandidatin ose do të ndryshonte qasje. Ndryshimi i kandidatit do të kishte qenë një zgjidhje”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj tha se AAK-ja nuk ndikon në votën e deputetit goran Adem Hoxha, i cili iu bashkua Grupit Parlamentar të partisë së saj, por tha se Vetëvendosje ka bërë përpjekje për të bindur atë deputeten boshnjake Duda Balje.

“Ka pasur përpjekje për të bindur anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare, përfshirë edhe znj. Duda Balje dhe zotëri Hoxha, që janë deklaruar se kanë pasur komunikime me të gjitha palët. Megjithatë, qëndrimet e tyre janë të pavarura dhe individuale. Nuk kemi ndikim as mbi z. Hoxha, as mbi znj. Balje – janë deputetë të cilat vendosin në bazë të bindjes dhe vlerësimit të tyre. Ato vetë kanë deklaruar se nuk janë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet e tyre publike kanë qenë të qarta në këtë drejtim”, u shpreh ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur turistët thonë se dëshirojnë të marrin me vete një…