Kadrijaj thotë se e ka njohur personin me nofkën ‘Ujku’

23 nëntor 2023 | 16:23

Gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitarja Time Kadrijaj, ka thënë se e ka njohur një person me nofkën “Ujku”.

Avokati Jean-Louis Gilissen e  ka pyetur Kadrijajn nëse gjatë viteve 1998-1999 ka dëgjuar për Pjetër Shalën, mirëpo përgjigja e saj nuk është dëgjuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, avokati Gilissen, ka njoftuar se pyetjet për dëshmitaren nga mbrojtja e Pjetër Shalës kanë përfunduar.

Kurse, pyetjet për dëshmitaren do të vazhdojë t’i parashtrojë përfaqësuesit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Mirëpo, pas një pushimi 15 minutash, seanca ka rifilluar duke qenë e mbyllur për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK)…