Kadyrov i nervozuar me mosrealizimin e qëllimit në Ukrainë, kritikon ashpër ushtrinë ruse

25 tetor 2022 | 23:14

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov sërish ka kritikuar “avancimin” e pushtimit rus në Ukrainë – duke e cilësuar si tejet të dobët udhëheqjen ushtarake ruse.

“Më herët kemi folur se po ripërtërijmë operacionin e veçantë ushtarak në territorin e Ukrainës, por lufta tashmë po zhvillohet në territorin tonë”, shtoi Kadyrov në një komunikim në platformën Telegram, duke theksuar se është shumë i pakënaqur me situatën aktuale, transmeton Telegrafi.

E dështimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, është munduar ta arsyetojë me ndihmën që po i japin vendet perëndimore Ukrainës.

Ai madje shkoi tutje duke i kërcënuar haptazi vendet perëndimore. Kadyrov akuzoi SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për “tradhti”, pasi po i dërgojnë armë Kievit.

Kadyrov njihet për brutalitetin e tij në Çeçeni, dhe u bë një prej mbështetësve më të zjarrtë të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë – duke dërguar ushtarët e tij në fushëbetejë.

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, këshilloi Kadyrovin të tërhiqet nga Ukraina derisa  akoma e ka të mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin, presidenti rus, kishte urdhëruar muajin e kaluar mobilizim…