Kahni tregon se a ka Bayerni interesim për Ronaldon

29 nëntor 2022 | 13:36

Bayern Munchen ka njoftuar se nuk do të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon në janar. Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Olivier Kahn, ka thënë se çështja e Ronaldos është marrë parasysh, por strategjia është e ndryshme.

“Mund të përjashtoj një lëvizje të Cristiano Ronaldos. E kemi marrë parasysh, është pjesë e punë sonë, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia është e ndryshme. Ne kemi një ide të qartë, një filozofi të qartë se si duhet të bashkohet skuadra jonë dhe nuk do të vazhdojmë me bisedimet për Ronaldon”, ka thënë Kahn.

Kahn foli edhe për transferimin e mundshëm të sulmuesit Harry Kane. “Kane është lojtar shumë i mirë, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë. Kane është nën kontratë me Tottenhamin”, ka deklaruar Kahn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën…