“Kalabria” në Prishtinë bëhet me çerdhe moderne

27 shkurt 2020 | 13:24

Komuna e Prishtinës ka përuruar çerdhen “Cicërimat” në lagjen “Kalabria”, investim i Bashkimit Evropian (BE).
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se të hënën kjo çerdhe do t’i ketë 85 fëmije derisa kapaciteti i saj është për 120 fëmijë.

Ahmeti ka bërë me dije se çerdhja e radhës me BE-në është në lagjen “Dardania”, ku me pas vetëm komuna do të hap çerdhet edhe në lagjen “Arbëria” dhe Kolovicë. “Edhe një çerdhe e mrekullueshme në komunë. Të hënën do ti kemi 85 fëmije, kapaciteti 120 fëmijë, në një hapësirë prej 1 mijë metra katror. Intervenimi në fëmijërinë e hershme është intervenimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë. Çerdhja ka kushtuar mbi 600 mijë euro. Çerdhja e radhës me Komisionin Evropian është në Dardani me kapacitet 100 fëmijë. Derisa vet si komunë do të kemi çerdhet në Arbëri dhe Kolovicë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka theksuar se do të ndryshohet plani legjislativë, ku do të ketë rritje të buxhetit për arsimin.

“Falënderojmë BE për këtë donacion. Uroj prindërit e kësaj lagje qe ti edukojnë fëmijët e tyre në këtë kopsht. E kemi paraparë në planin legjislativë të futet ne ndryshim ligji me udhëzime administrative. Kemi bërë përpjekje për të rritë buxhetin në nivel vendi. Do ta adresojmë edhe çështjen në komunitet. Dhe çështje private ku ndodhin skandale dhe nuk janë të evidentuar fare në Komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër përfaqësuesi i BE-së, Luigi Brusa, ka thënë se besojnë në gjeneratën e re të Kosovës. “Është një projekt për të ardhmen e Kosovës, fëmijët e Kosovës. Ne besojmë në Kosovën dhe në gjeneratën e re. Qe të sjellin një perspektiv të re. 85 fëmijë mund të jenë pjesë e kësaj çerdhe dhe 22 edukatore mund të punojnë këtu. Ftoj komunën dhe organet kompetente që të kujdesen për të ardhmen. 50 milionë euro kemi ndihmuar në edukimin pasi ne besojmë në Kosovën”, ka thënë Brusa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi babai i saj humbi jetën, Enca Haxhia nuk  kishte…