Kallas krahason Trumpin me Putinin për kërcënimin e Greenlandës

20 janar 2026 | 16:47

Bashkimi Evropian (BE)  do të mbajë qëndrimin e saj në lidhje me Greenlandën, ka thënë  Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e bllokut për punët e jashtme, e cila koordinon diplomacinë e shteteve anëtare.

“Asnjë vend nuk ka të drejtë të pushtojë territorin e një tjetri, as në Ukrainë, as në Greenlandë”, u  ka thënë Kallas delegatëve në Parlamentin Evropian.

“Kërcënimi i Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve që e kundërshtuan atë për Greenlandën minoi prosperitetin si të BE-së ashtu edhe të ShBA-së”, ka shkruar  ajo në X.

Komentet e Kallas kanë pasqyruar një deklaratë që ajo ka bërë dje, pas takimit me ministrin e mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e jashtëm të Groenlandës dje lidhur me kërcënimet e Trump.

Gjatë ditës edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila i quajti kërcënimet e Trump “një gabim” dhe premtoi një “paketë sigurie për Arktikun” për të adresuar shqetësimet e sigurisë në rajon. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas…