Izraeli nis sulme të reja ndaj Iranit

10 mars 2026 | 22:44

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë filluar një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran, Iran.

Sulmet vijnë disa orë pasi Izraeli tha se kishte goditur qendra kryesore komanduese të forcave të armatosura iraniane.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi më herët një seri postimesh në rrjetin social X drejtuar “popullit të Iranit”, duke u bërë thirrje që të rrëzojnë regjimin e Ajatollahëve dhe të “fitojnë lirinë tuaj”.

“Ajatollahu nuk është më, dhe e di që ju nuk doni që ai të zëvendësohet me një tjetër tiran. Prandaj duhet të veproni. Ne po krijojmë kushtet që ju ta bëni këtë,” thuhet në postim.

“Në ditët në vijim do të krijojmë kushtet që ju të merrni në dorë fatin tuaj”, ka shkruar Netanyahu, duke shtuar më vonë “Kur të vijë momenti i duhur, dhe ai moment po afrohet shpejt, ne do t’jua kalojmë juve pishtarin.”

Netanyahu kishte publikuar një mesazh të ngjashëm më 8 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha…