Kalon 1 milionëshin numri i të infektuarve me COVID 19 në Amerikë

29 prill 2020 | 01:44

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Amerikë ka kaluar shifrën e 1 milionëshit të martën.

SHBA-ja mbetet vendi me më së shumti raste të konfirmuara dhe viktima në botë. Deri tash, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA janë infektuar 1,003,625 persona.

Deri tash në SHBA kanë vdekur 57 mijë e 533 persona.

Pas SHBA-së, vendet me më së shumti të infektuar janë Spanja, Italia, Franca e Britania e Madhe.

Në gjithë botën, numri i të prekurve sot kaloi shifrën e 3-milionëshit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidatja për presidente në Amerikë, Hillary Clinton, ka përkrahur kandidatin…