Kalon rezoluta për zyrtarizimin e hetimit ndaj Trumpit

31 tetor 2019 | 16:50

Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA ka miratuar një rezolutë që zyrtarizon procedurat për hetimin ndaj presidentit Donald Trump.

Kjo rezolutë ka marrë 232 vota për dhe 196 kundër. Ky nuk është votim për të nisur mocioni i mosbesimit ndaj Donald Trump, mirëpo është votuar për të zyrtarizuar procedurën e hetimit (impeachment). Hetimi lidhur me mocionin e mosbesimit do të vazhdojë, nën protokollet e përshkruara në rezolutë.

Mocioni i mosbesimit (impeachment) në Shtetet e Bashkuara është procesi me të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e një legjislature ngre akuza kundër një zyrtari civil të qeverisë për krime që pretendohet të jenë kryer, me qëllim të ngritjes së një aktakuze nga një juri e madhe.

Procesi iniciohet me dy të tretat e votave të Kongresit për mocion mosbesimi të presidentit, me ç’rast Gjykata Kushtetuese vendos nëse presidenti është fajtor për krimin për të cilin akuzohet. Nëse shpallet fajtor, ai hiqet nga pushteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Grupit punues nga radhët e LDK-së për negociata…