
Kalon shumë kohë në internet, e dashura 61-vjeçare e masakron me grushte
15 prill 2019
| 11:27
Kalonte shumë kohë në internet gjatë natës dhe për këtë arsye e dashura e ka rrahur aq keq sa e detyroi burrin ta kërkonte ndërhyrjen e karabinierëve.
Ngjarja ndodhi në Vergato, provincë e Bolonjës në Itali. Gruaja 61-vjeçare u arrestua, ndërsa ‘viktima’ u dërgua në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra në fytyrë.