Politikania ‘ndez’ rrjetin pas fitores së Meksikës, por merr kritika për dekolten e saj
Një ish-kryebashkiake meksikane është bërë virale në rrjet pas paraqitjes së saj në një video që filmoi mes tifozëve të ekipit kombëtar të vendit me rastin e pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës 2026.

Ish-kryetarja e bashkisë së qytetit të Cuauhtémoc, Sandra Cuevas, festoi për performancat e ekipit kombëtar meksikan ndaj Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut, por shumë njerëz vunë re dekoltenë e saj të hapur, çka mori edhe kritika në Meksikë. “Epo, djema, çfarë mund të bëj? Nuk mund ta heq. Nuk e marr si sulm, do të ketë nga ata që mendojnë në atë mënyrë dhe e marrin me përçmim, por kështu jemi ne meksikanët”, tha politikania meksikane, teksa The Sun i kërkoi një mendim për ata që e kritikuan. Cuevas pas mandatit të saj si kryebashkiake nga tetori 2021 deri në mars 2024, tani punon si koordinatore e lëvizjes politike Mexico Nuevo.



