Kaltrinë Lohaj takon mësimdhënës dhe drejtorë shkollash, premton përkushtim për arsimin

04 qershor 2026 | 08:44

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, me të cilët ka diskutuar për sfidat dhe nevojat e sistemit arsimor në vend.

Sipas Lohajt, në fokus të bisedës kanë qenë kushtet e punës së mësimdhënësve, nevojat e nxënësve dhe rëndësia e investimeve në edukim si bazë për zhvillimin e shoqërisë.

Ajo ka theksuar se, si kandidate për deputete, do të angazhohet që zëri i komunitetit arsimor të dëgjohet në institucionet vendimmarrëse dhe që arsimi të mbetet ndër prioritetet kryesore të politikave publike.

“Diskutuam për sfidat me të cilat po përballet arsimi ynë, për nevojat e nxënësve dhe kushtet e punës së mësimdhënësve. Arsimi duhet të jetë prioritet në çdo vendimmarrje”, ka deklaruar Lohaj.

Ajo garon në zgjedhjet parlamentare si pjesë e listës së PDK-së me numrin 29.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet gjermane thanë të mërkurën se kanë sekuestruar mbi 8…