Kaltrinë Lohaj viziton kompaninë “Flota Plants”: Shembull i fuqizimit të prodhimit vendor dhe zhvillimit të bujqësisë në Ferizaj

30 maj 2026 | 20:06

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka vizituar sot kompaninë Flota Plants në Ferizaj.

Ajo ka thënë se kjo kompani është një shembull konkret i zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimit vendor në vendin tonë.

“Me 27 punëtorë të angazhuar, 1.5 hektarë serra moderne, 5 hektarë plantacion dhe një kapacitet prej 350 ton përpunim të perimeve në vit, kjo kompani dëshmon se investimi në prodhim vendor krijon vende pune dhe forcon ekonominë lokale”.

“Më bëri përshtypje edhe modeli i bashkëpunimit me rreth 50 fermerë dhe korporantë aktivë, duke krijuar një zinxhir të qëndrueshëm prodhimi dhe duke mbështetur zhvillimin e sektorit bujqësor”.

“Fakti që 100% e prodhimit është vendor tregon potencialin e madh që kemi për të ndërtuar ekonomi të qëndrueshme përmes punës, inovacionit dhe mbështetjes së prodhuesve tanë. Si kandidate për deputete, besoj se përvoja dhe shembujt si ky duhet të jenë në qendër të politikave që nxisin prodhimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik.Faleminderit kompanisë Flota për mikpritjen dhe për punën e vazhdueshme në fuqizimin e prodhimit vendor”, ka shkruar Lohaj në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Puskas Arena, finalja e UEFA Champions League mes Arsenal…