Kamberi thotë se një bankë në Serbi po i refuzon donacionet nga Kosova për shqiptarët
30 prill 2026
| 14:15
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se banka HalkBank në Serbi, po i refuzon donacionet që vijnë nga Kosova për Këshillin Kombëtar Shqiptar pa asnjë arsyetim.
Ai ka thënë se kjo është përpjekje për të izoluar institucionalisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të penguar lidhjet e tyre me Kosovën.
Kamberi në një reagim në “Facebook”, ka thënë se për këto bllokime financiare nga kjo bankë janë informuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe sipas tij Evropa po hesht kur po shkelen të drejtat e pakicave të cilat janë themel i arkitekturës së BE-së.



