Kamenica merr pamje të bukur me muralin e punuar nga artisti spanjoll

15 nëntor 2020 | 15:19

Komuna e Kamenicës është bërë pjesë e festivalit të artit publik. Në kuadër të festivalit “Mural Fest Kosova” me drejtoreshën Lebibe Topalli, artisti nga Barcelona, Slim Safon, ka pikturuar një mural me fotografinë e fotografit Arian Mavriqi, në një ndërtesë në Kamenicë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për këtë mural, ka thënë se Kamenicës po i shtohen edhe më shumë ngjyra. “Edhe Kamenica pjesë e festivalit të artit publik. Kamenicës sonë po i shtohen edhe me shumë ngjyrat nga murali i realizuar nga artisti Slim Safont nga Barcelona. Falënderoj drejtorin Arianit Ibrahimi, drejtoreshën e ‘Mural Fest Kosovo’, Lebibe Topalli, që ky objekt në qytetin tonë po merr këtë pamje. Kjo foto, dhe ajo në mural është nga Arian Mavriqi”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, ka thënë se aktivitetet e tilla janë të mirëseardhura në Kamenicë. “Falënderoj drejtoreshën Topalli dhe artistin Safon për pikturimin e këtij murali. Kamenica zbukurohet çdoherë e më shumë nga aktivitetet e tilla ku shfaqen gjërat e bukura, siç është kjo fotografi e fotografit Arian Mavriqi. Do të vazhdojmë me aktivitete kulturore për një Kamenicë që e duan të gjithë”, ka thënë ai.

Ndërsa i lumtur është shprehur edhe vetë fotografi Mavriqi për pikturimin e fotografisë së tij. “Përfundimi i muralit në Kamenicë bashkë me artistë, gazetarë dhe aktivistë nga Kamenica. Faleminderit ‘Mural Fest Kosova’ me drejtoreshë Lebibe Topalli, faleminderit DKRS me drejtorin Arianit Ibrahimi, si dhe artistin Slim Safont nga Barcelona e Spanjës për kontributin”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bëre…