Kamenica nderon dëshmorin Avdi Xhaçku nga Hogoshti

31 maj 2021 | 15:01

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi së bashku me kryetarin e OVLUÇK-së, Dega në Kamenicë, Milaim Limani dhe një pjesë të stafit komunal kanë bërë homazhe te lapidari i dëshmorit Avdi Xhaçku në Hogosht, me rastin e 22-vjetorit të rënies së tij.

“Në Hogosht me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorit Avdi Xhaçku bëmë homazhe për të nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorit Xhaçku. Të gjithë të rënët për liri do të kujtohen gjithmonë me shumë krenari”, ka thënë Ibrahimi.

Edhe kryetari i OVLUÇK-së në Kamenicë, Milaim Limani, ka thënë se veprat e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri janë të paharrueshme dhe se do të kujtohen gjithmonë me nder e krenari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu ka zhvilluar bisedime në Ministrinë…