Kamenica pjesë e ekspozitës “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar”

18 shkurt 2020 | 13:45

Forumi Lokal për Trashëgimi Kulturore i Komunës së Kamenicës ka marrë pjesë në ekspozitën e cila është hapur në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar”.

Ekspozita është hapur në Komunën e Vitisë në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar” (MAKS FORUM) që është organizuar nga “CHWB Kosovo” dhe “IBPE Skopje” dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë hapjes së kësaj ekspozite, është thënë se ky projekt ka qenë një mundësi e mirë për t’u njoftuar me potencialin e trashëgimisë kulturore të tri komunave partnere të projektit në Kosovë si: Vita, Hani i Elezit, dhe Kamenica, po ashtu edhe komunave partnere nga Maqedonia e Veriut.

Lista prioritare e objekteve të trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës në këtë projekt përmban pesë xhami si dhe Mullirin Binjak, objekt i cili është përzgjedhur për restaurim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në cilësinë e përfaqësueses së LDK-së si…